Ish-deputeti dhe përfaqësuesi i komunitetit maqedonas në Shqipëri, Vasil Sterjovski thotë se në Shqipëri nuk ka minoritet bullgar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sterjovski deklaroi se Bullgaria i konsideron si bullgarë komunitetet maqedonase jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Ballkanit dhe kjo lidhet me politikën e Sofjes nsaj Shkupit.
“Minoritet bullgar nuk ka në Shqipëri. E gjitha kjo lidhje me politikat dhe qëndrimin e shtetit bullgar, që ka në përgjithësi me kombin maqedonas dhe kudo ku ka minoritet maqedonas në vendet e tjera të Ballkanit, Bullgaria pretendon se këto janë bullgarë. Bullgaria ka shtrirë propagandën e saj në zonat ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri, në zonën e Gorës, Prespës dhe Gollobordës. Janë të gjithë përpjekjet e Bullgarisë duke shfrytëzuar rastin që është edhe vend anëtar i Bashkimit Evropian, me presionet e saj.”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Sterjovski u shpreh se komuniteti maqedonas e ka mirërpitur krijimin e komisionit të posaçëm për reformën e re territoriale dhe se shpresojnë që të adresohen kërkesat e tyre për krijimin e dy bashkive të reja minoritare.
Përveç Bashkisë së Pustecit, ata kërkojnë edhe krijimin e dy bashkive minoritare maqedonase në zonën e Gorës në qarkun e Kukësit dhe në zonën e Gollobordës në qarkun e Dibrës.
