Stepanijan: Tensionet në Nagorno-Karabah nuk ulen

TË FUNDIT

Tensionet në rajonin Nagorno Karabah edhe sot janë në nivel të lartë, kumtoi në mëngjes ministrja armenase e Mbrojtjes, Shushan Stepanijan.

“Mbetet gjendja e tensionuar në linjën e kufizimit me Azerbajxhanit. Operacionet taktike nuk kanë ndryshuar. Provokimet vazhdojnë, ndërsa në disa sektorë të frontit ka pasur edhe këmbim të zjarrit artilerik”, ka shkruar ajo në Fejsbuk, transmetoi TASS.

Ministrja shtoi se “nga pala azerbajxhanase ka pasur edhe sulme ndaj vendbanimeve”.

“Mbrojtja në Nagorno Karabah ka kontroll të tërësishëm ndaj operacioneve dhe situatave taktike dhe është e gatshme për çdo skenar”, shtoi ministrja armene e Mbrojtjes në postimin e saj në Fejsbuk.