Stejt Departamenti: Pajisja mjekësore nuk është dhuratë nga Rusia, por është blerë

TË FUNDIT

Zëdhënësja e Stejt Departamentit, Morgan Ortagus deklaroi se pajisja mjekësore e cila dje është dërguar me aeroplan nga Rusia në SHBA, është blerë mbi bazë të marrëveshjes midis presidentit amerikan dhe rus, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin. Ajo shtoi se pajisja, e cila përfshin ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale, nuk është dhuratë.

“Të dyja vendet i kanë dhënë ndihmë humanitare njëra-tjetrës  në periudhën e krizës dhe pa dyshim se këtë do ta bëjnë sërish në të ardhmen. Kjo është koha për bashkëpunim në tejkalimin e armikut të përbashkët i cili i rrezikon jetët e të gjithë ne”, theksoi Ortagus.

Ajo nuk bëri të ditur sa SHBA-ja e ka paguar pajisjen mjekësore, e cila i është dorëzuar Agjencisë Federale për Menaxhim me Gjendje të Krizës në Nju-Jork, pasi një aeroplan transportues rus e ka transferuar në aeroportin ndërkombëtar “Xhoin F. Kenedi”.

Ortagus theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë t’u ndihmojë edhe vendeve të tjera në luftën kundër koronavirusit të ri.

Ambasadori rus në Uashington, Anatolij Antonov dje deklaroi se dërgesa reflekton nevojën për bashkim të përpjekjeve globale në luftën kundër Kovid-19, pa marrë parasysh dallimet politike./MIA

MARKETING I PAGUAR POLITIK