Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier të martën do të vizitojë Kosovën, kanë bërë të ditur burime qeveritare të lajmi.net.
Steinmeier në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm Steinmeier, në Prishtinë do të vijë pas një qëndrimi gjatë të njejtës ditë në Beograd.
Ai si në Beograd, ashtu edhe në Prishtinë, do të diskutojë me qeveritarët e të dyja vendeve, për procesin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Steinmeier para vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë, ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ua ka bërë të qartë qeveritarëve në Beograd, se pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, rruga e Serbisë drejtë BE-së është e pamundur.
