Steinmeier: E gjithë BE-ja ka interes për normalizim urgjent të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

TË FUNDIT

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Shkup tha se vendet e BE-së kanë interes për normalizim urgjent të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përcjell TV21. Presidenti gjerman theksoi se kjo mund të arrihet nëse palët pranojnë propozimin franko-gjerman.

“Në lidhje me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, mund të them se e gjithë BE-ja ka interes urgjent që të arrihet normalizim i marrëdhënieve, për këtë janë bërë edhe propozime. Gëzohem që propozimi franko-gjerman tani arriti sukses dhe nëse pranohet kjo do të mund të inkurajon palët e prekura që të vazhdojnë bashkëpunimin”, tha Steinmeier./tv21.tv