Kryeministrja skoceze, Nikoll Starxhen sot nuk e përjashtoi mundësinë për referendum të ri për pavarësi vitin e ardhshëm, duke thënë se do të dëshironte t’i shohë qytetarët si votojnë në fillim të mandatit të parlamentit të ri, në vjeshtë të vitit 2021.
Siç transmetojnë agjencitë botërore, skocezët nuk deshën pavarësi në referendumin në vitin 2014, por Bregzit dhe mënyra në të cilën Qeveria britanike lufton kundër koronavirusit i ka mbështetur forcat në shtesë të shkëputjes nga Britania e Madhe.
Sondazhet preliminare tani tregojnë se shumica e skocezëve tani janë për pavarësi.
Zgjedhjet në Skoci pritet të mbahen në maj, ndërsa Partia Kombëtare Skoceze e kryeministres do të marrë pjesë në fushatë për të fituar mandat për edhe një referendum për pavarësi.
“Dua të vendosim për pavarësi në fillim të mandatit të ri parlamentar. Unë nuk refuzoj asgjë, nuk garantoj asgjë, por është e mundur që votimi të mbahet në vjeshtën e vitit 2021”, tha Starxhen.
Sipas saj, “është e qartë se nga të gjitha arsyet e theksuara nga Skocia, ajo do të ketë pavarësi që të mund ta bëjë ardhmërinë e saj dhe kjo do të jetë më së miri për të gjithë skocezët”.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson tha se referendumi në vitin 2014, në të cilin Skocezët votuan 55:45 kundër pavarësisë, ishte vendimtar dhe se ishte vendimmarrës dhe se bëhet fjalë për ngjarje “një në ngjarje” dhe prandaj ai vendim duhet të respektohet .
Qeveria e Xhonsonit mendon se nuk duhet të ketë referendum të ri në një të ardhme të afërt.
Gjatë votimit për Bregzit, në tërë Britaninë e Madhe rezultati ishte 52:48 në dobi të largimit nga BE-ja, por skocezët ishin kryesisht për të qëndruar në Union.
