Dërgesa e energjisë elektrike në rajonin e Koçanit, ku kishte përkohësisht shkyçje dhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike për shkak të zjarreve, në pjesën më të madhe është stabile, ndërsa në disa pjesë të caktuara nga komuna Rankovc dhe komuna Kratovë furnizimi do të normalizohet në etapa, informoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE).
Nga KRRE theksojnë se depoja e Makpetrolit nuk është kapluar nga stuhia e zjarrit dhe nuk ka dëmtime në tregun me derivatet e naftës.
“Nga informacionet e mara sa i përket furnizimit me energji elektrike në Koçan mund të ju them se në pjesën më të madhe dërgesa është stabilizuar, ndërsa po bëhet edhe kyçje në etapa në disa pjesë të komunave Rankovc dhe Kratovë, ekipet e Elektrodistribucionit janë në teren. Depot me derivatet e naftës, ku janë edhe një pjesë e rezervave të shtetit, nuk janë kapluar nga zjarri”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovoski.
