Sri Lanka i ka kthyer kontejnerët me mbeturina në Britaninë e Madhe, për të cilët Qeveria kumtoi se janë dërguar në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare me të cilët rregullohet transporti i materieve të rrezikshme.
Zyrtarët doganorë thanë se 21 kontejnerë që përmbajnë deri në 260 ton mbeturina mbërritën për herë të parë në portin kryesor në kryeqytetin Kolombo midis shtatorit 2017 dhe marsit 2018 dhe se kontejnerët u transportuan nga Sri Lanka të shtunën.
Kontejnerët supozohej të kishin dyshekë të përdorur, qilima, por ato gjithashtu përmbanin mbeturina spitalore, kumtojnë zyrtarët.
“Dërguesi është dakorduar të marr prapa 21 kontejner… Punojmë në atë të sigurojmë kompensim nga për përgjegjësit e për arritjen kontejnerëve në vend”, tha zëdhënësja e Doganës Sunil Jajarat.
Dogana nuk zbuloi se çfarë lloj mbetje spitalore ishin, por kontejnerët e importuar më parë ilegalisht përmbanin lecka, fasho dhe trupa morgu.
Rreth 242 kontejnerë shtesë nga Qeveria Britanike, për të cilët Qeveria thotë se mbajnë mbeturina ilegale, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ende janë portin e njëjtë në zonën e tregtisë së lirë para Kolombos.
Ata kanë arritur në vitin 2017 dhe 2018. sn/
