Sqarohet Enis Bardhi në lidhje me lejen e tij të vozitjes

TË FUNDIT

Ylli i Levantes Enis Bardhi, ka bërë një reagim në lidhje me lejen e tij të vozitjes, duke e sqaruar të gjithë situatën. Bardhi në instagram shkruan se lejen e vozitjes që ua ka paraqitur agjentëve policorë e kanë vërtetuar institucionet përkatëse.

“Leja e vozitjes që ua kam paraqitur agjentëve policorë në pikën e kontrollit, të hënën që shkoi, 5 prill, është vërtetuar nga institucionet përkatëse në vendin tim. Mëngjesin e sotëm (e martë) tashmë ia kam dorëzuar policisë lokale certifikatën e lëshuar sot nga Ministria e Brendshme e vendit tim, Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila e konfirmon këtë. Qëllimi im është që me dokumentacionin e prezantuar sot të mund të sqarohet situata e konfuzionit që është krijuar”, ka shkruar Bardhi në Instagram.

Enis Bardhi ishte ndalur në një pikë kontrolli nga policia në Valencia dhe njëri nga zyrtarët policorë kishte dyshuar se patenta e shoferit ishte false.

TË NGJAJSHME