Në Spitalin e fëmijëve në Kozle të Shkupit po bëhen përgatitjet e fundit për pranimin e pacientëve pozitiv me COVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se do të jenë 60 shtretër në dispozicon për mjekim të të rriturve dhe 15 vende për fëmijë për të cilët mund të dyshohet se janë të prekur me virusin korona. Është paraparë që në këtë spital të shtrohen pacientë me pasqyrë më të lehtë klinike.
“Spitali po ekipohet me internistë dhe infektologë, mjekë dhe infermiere, që janë të brendshëm dhe të tjerë që do të vijnë nga Spitali Infektiv” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
Nga MSH po ashtu tregojnë se që nga fillimi i epidemisë Spitali për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët – Kozle është dedikuar për trajtimin e fëmijëve të prekur me COVID-19, ndërsa për momentin në këtë spital janë të shtruar 3 fëmijë të dyshuar se janë të prekur me koronavirus, ose rezultatet e të cilëve ende po priten.
“Nga nesër Spitali do të pranojë edhe pacientë të rritur që janë infektuar me COVID-19” shkruajnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Përveç Klinikës për Sëmundje Ngjitëse në Shkup dhe Spitalit “8 shtatori” që funksionojnë si Qendra të Kovidit, persona të dyshuar dhe të infektuar mjekohen edhe në Spitalin e Kumanovës, Tetovës, Shtipit, Velesit, Prilepit, Manastirit dhe Ohrit. Nga MSH, shkruajnë se që nga nesër për trajtim e pacientëve do të kyçet edhe Spitali në Klozle, ndërsa po përgatitet edhe Kovid Qendra në Kavadar./TV21
