Para se të hyjnë brenda ua masin temperaturën.
E kur hynë brenda qytetarët që kanë ardhur për halle i pret kjo pamje.
Të grumbulluar në korridore për të pritur radhën e tyre.
Maska po e distanca jo, kështu ishte gjendja sot në spitalin e qytetit në Shkup.
TV21: A mund të na tregoni nëse brenda kishte shumë njerëz?
“Shumë”.
“Ishte shumë keq”.
“Nuk kishte as radhë as asgjë”.
TV21: Distancë a kishte?
“Jo as distancë aspak”.
Një qytetar tjetër kishte dalë jashtë ndërtesës, ndërsa është i shqetësuar për gjendjen brenda spitalit.
“Distancë nuk ka aspak, të gjithë po rrinë afër njëri-tjetrit”.
TV21: Maska a po mbajnë?
“Disa kishin e disa edhe pa maska ndërsa shumë kallaballëk kishte”.
E disave nuk u bëhet as kontrolli i temperaturës në hyrje.
Spitali 8 Shtatori, Klinika Infektive dhe Spitali Kozle, janë spitale që kanë të shtruar pacientë të infektuar me Covid 19.
Ndërsa për kontrolle rutinë shumë qytetarë drejtohen tek spitali i qytetit të Shkupit.
E një grumbull qytetarësh në këtë mënyrë në ambient të mbyllur e ka ndaluar edhe Ministria e Shëndetësisë për shkak të pandemisë.
U munduam të kontaktojmë me Ministrinë e Shëndetësisë por ishin të pakapshëm.
