“Spital mobil, nga një çdo ditë në një lagje”, Osmani prezanton programin për shëndetësinë: Prioritet gratë dhe të moshuarit

TË FUNDIT

Kandidati për kryetar të Çairit, nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani shpalosi programin e tij për shëndetësinë që fukusi do të jetë te të moshuarit dhe gratë. Siç tha Osmani, të moshuarit do të vizitohen në shtëpitë e tyre nga ekipe mjekësore, ndërsa për gratë, do të ndërmerren masa për parandalimin e kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të tjera. Osmani gjithashtu tha se do të ketë edhe spital mobil, nga një për çdo ditë në një lagje

“Fillimisht për më të moshuarit, të cilët në një mënyrë edhe janë më të lënduar sa i takon shëndetit, përgatisim ekipe shëndetësore, mjekë dhe infermierë që do të shkojnë dhe do t’i kontrollojnë ata në shtëpitë e tyre kur ka nevojë, veçanërisht ata të cilët jetojnë vetë. Komuna etablon spitalin mobil, një çdo ditë në një lagje do jetë një spital mobil, në të cilën qytetarët vullnetarisht do mund të bëjnë kontrollet preventive shëndetësore dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për detektimin e rasteve individuale, por edhe për rritjen e vetëdijes së përgjithshme. Pastaj, çështja e grave ka qenë prioriteti im i rëndësishëm në programin, shëndetësor. Masat e parandalimit për kancerin në gji, për sëmundje tjera, edhe ato fizike edhe ato mentale, komuna do ketë projekte të veçanta për t’i bërë prioritet për ato. Dhe prandaj fillojmë një epokë të re të një Çairi më të shëndetshëm”, tha Bujar Osmani.