Objekt i ri mobil do të ndërtohet në Klinikën për pulmologji dhe alergologji. Tashmë është vendosur bazamenti i betonit, si bazë për repartin e montuar modular të poliklinikës.
Vendosja e ambulantes së montuar është shumë e rëndësishme për pacientët me sëmundje të mushkërive, sepse për shkak të sëmundjeve kronike të sistemit të mushkërive, ata janë grupi më i rrezikuar nga Kovid-19, si dhe për zhvillimin e komplikimeve të rënda të virusit. Në objektin e ri planifikohet që të ketë katër ambulanta dhe kabinete me spirometri.
“Kah fundi i javës do të fillojë vendosja e kontejnerëve, ndërsa planifikohet kah mesi i gushtit objekti të jetë gati”, Ivana Ramadanova, gazetare.
Në 16 komuna të vendit do të formohen kovid-qendra rajonale në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitale të përgjithshme dhe shtëpi shëndeti.
Instituti për shëndet publik sot e publikoi raportin javor për periudhën kohore prej 6 deri më 12 korrik 2020, që tregon rritje të dukshme të numrit të pacientëve të shëruar, ndërsa ulje të numrit të viktimave në krahasim të javës së kaluar.
Në periudhën e njëjtë është regjistruar numër rekord i personave të shëruar – 1017 persona që kanë qenë të hospitalizuar ose që janë mjekuar në kushte shtëpiake, që është për 404 persona më shumë.
