Spërkatje kundër mushkonjave në Rajonin Juglindor

TË FUNDIT

Të enjten dhe të premten në shtatë komuna të Rajonit Juglindor do të realizohet dezinsektim larvicid – spërkatje kundër mushkonjave, njoftuan sot nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor.

Të enjten spërkatja do të zhvillohet në Radovish nga ora 09:00, në Konçe nga ora 12:00 dhe në Strumicë po ashtu duke filluar nga ora 12:00.

Të premten aktivitetet do të vazhdojnë në Vallandovë nga ora 09:00, në Vasilevë nga ora 12:00, në Bosillovë nga ora 09:00 dhe në Novo Sellë duke filluar nga ora 12:00.

Nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor apeluan te bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen në zonat ku do të kryhet trajtimi gjatë kohës së spërkatjes.

Shtohet se nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë realizimin e aktiviteteve, spërkatja do të kryhet në termin tjetër të përshtatshëm.