Speranca: Italia i shënon shenjat e para të ngadalësimit të infeksionit

TË FUNDIT

Në Itali këto ditë janë vërejtur shenjat e para të ngadalësimit të rritjes së infeksioneve me Kovid-19, por situata akoma është shumë e rëndë, ndërsa fluksi i pacientëve të rinj në spitale është akoma i madh dhe masat për kufizimet që janë në fuqi nuk mund të lehtësohen, deklaroi Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranca.

Numri i rasteve të reja të infeksionit në 24 orët e fundit është pothuajse 6.000 më pak se një ditë më parë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 28.337, ndërsa numri i vdekjeve është ulur, ose gjithsej 562, që është njëqind më pak se një ditë më parë.

Komiteti shkencor dhe teknik i qeverisë, një organ që e monitoron dhe analizon situatën epidemiologjike, paralajmëron se vala e tretë e pandemisë Kovid-19 mund të godasë Italinë në janar.

“Ne jemi më të përgatitur për ta luftuar infeksionin sesa në mars, por nuk duhet ta zvogëlojmë vëmendjen tonë në asnjë mënyrë, pasi kjo mund të jetë katastrofale”, deklaroi ministri, Speranca për RAI TV, duke iu përgjigjur spekulimeve se qeveria mund të lehtësonte disa nga kufizimet që janë tani në fuqi.