Spasovski: Zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike – të tregojmë se jemi demokraci evropiane

TË FUNDIT

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на премиерот Оливер Спасовски

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на премиерот Оливер Спасовски

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 24. Juni 2020

Kemi përgjegjësi historike të realizojmë zgjedhje të cilat i ngjajnë një vendi anëtarë të NATO-s dhe demokracie evropiane – vendi që ecë drejtë fazës së fundit të anëtarësimit në BE. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, demokratike, me respektim maksimal të masave për mbrojtje kundër koronavirusit, tha kryeministri Oliver Spasovski.

Spasovski në konferencën e sotme për media në Qeveria, theksoi se e drejta e qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës nuk do ta rrezikojë shëndetin e tyre.

Potencoi se nuk duhet të ketë asnjë lloj keqpërdorimi gjatë procesit zgjedhor posaçërisht jo nga ana e funksionarëve shtetëror.

Institucionet kompetente do të marrin mbështetje dhe ndihmë maksimale për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, shtoi kryeministri, duke theksuar se ai pret bashkëpunim profesional midis Qeverisë dhe Kuvendit dhe veçanërisht nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Kryeministri edhe njëherë përsëriti se zgjedhjet janë zgjidhje të dalim me sukses nga kjo krizë shëndetësore, sociale dhe ekonomike që është e mundur vetëm me funksionim të plotë të institucioneve.

“Fushata për zgjedhjet e 15 korrikut fillon sot. Zgjedhjet do të mbahen mend sepse ato do të mbahen në kohë pandemie. Le të dëshirojmë t’i kujtojmë edhe për shkak të zbatimit të tyre të suksesshëm, të shkruhet se ato janë të organizuar dhe zbatuar me mbrojtje maksimale të qytetarëve, në atmosferë të drejtë dhe demokratike. Vendi ynë gjendet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur funksionimi i institucioneve pritet të jetë pa probleme, dhe zgjedhjet janë zgjidhje për të kapërcyer me sukses këtë krizë shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Demokracia jonë parlamentare, por mbi të gjitha shëndeti publik dhe të gjithë qytetarëve, ne kemi nevojë për Kuvend të ri, aktiv dhe  Qeveri plotësisht funksionale që të jetë në gjendje t’i sillen të gjitha vendimet për të menaxhuar krizën”, tha Spasovski.

Sipas tij shteti dhe institucionet treguan kapacitet që të ballafaqohen me koronavirusin, por faza e ardhshme duhet të jetë zbatim i procesit zgjedhor me mbrojtje maksimale të të gjithë pjesëmarrësve.

Ai edhe njëherë potencoi se për herë të parë organizomë zgjedhje si vend kandidat i NATO-s dhe vend kandidat në fazën e fundit të anëtarësimit në BE për të cilën përgatitet kornizë negociuese. Ky është paralajmërim, edhe një motivim më shumë për angazhim që zgjedhjet të organizohen sipas të gjitha standardeve evropiane./MIA