Spasovski: Të mburremi me zgjedhjet e djeshme

TË FUNDIT

Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski në një konferencë për media tha se me zgjedhjet e djeshme vendi ka treguar vlera evropiane dhe ka organizuar zgjedhje të sigurta shëndetësore, fer, të qeta dhe demokratike. Spasovski tha se vullneti i popullit sa më shpejtë duhet të shndërrohet në formimin e institucioneve legjitime, Qeveri të re dhe Kuvend funksional.

-Fitues nga zgjedhjet e djeshme është secili votues, cdo pjesëmarrës i cili mori pjesë në këtë proces dhe para së gjithash fituese është Republika  Maqedonisë së Veriut. Shteti ynë tregoi se me meritë është anëtare e NATO-s dhe me meritë ndodhet para fillmit të negociatave për anëtarësim në BE, tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik i vendit.