Spasovski: Për çdo “bombë” duhet të veprohet pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë

TË FUNDIT

Kryeministri Oliver Spasovski deklaroi se  nuk e ka dëgjuar bombën më të re e cila sot ishte publikuar  nga biseda mes Hristijan Mickovskit  dhe Zoran Milevski – Kiçeec,  por që për çdo publikim të tillë duhet të ketë veprim nga  institucionet  pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë.

“Çdo gjendje  e cila ka çfarëdo lloj indikacione, ka institucione, ka prokurori, nuk ka procedura të ngritura, le t’i thërrasin  në biseda. Shikoj, çdo ditë kemi dëshmi. Edhe sot dëgjova  për ndonjë nga ato “bomba” për financim të fushatave  për partitë politike opozitare. Duhet të ketë veprim, pa dallim se për kë bëhet fjalë”, tha Spasovski  pas inspektimit të punëve ndërtimore  në sallën sportive  në SHF “Vera Jociq” në Hipodrom./MIA