Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen para mediave për aksionin anti-kontrabandë në Kumanovë, i pyetur nga gazetarët nuk tregoi se nëse do të largohet nga posti i ministrin apo do të jetë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski.
“Asgjë nuk do të komentoj, kurse për ndodhitë e ardhshme në këtë pjesë do të sjell vendim shtesë”, tha Spasovski.
Spasovski ishte ministër në Qeverinë Zaev 2, Qeverisë së cilës sot iu konstatua dorëheqja në Kuvend. Disa nga bashkëpartiakët e Spasovskit, ministra në Qeverinë Zaev 2 tashmë kanë njoftuar se nuk do të jenë në qeverinë e Kovaçevskit.
