Kryeministri teknik në largim Oliver Spasovski në konferencë për media tha se nuk ka nevojë për qeveri teknike, pasi që sipas tij institucionet kanë kapacitet të marrin vendime për qytetarët.
Spasovski shtoi se sa më shpejt që të hiqet qeveria teknike aq më shpejtë institucionet do të demokratizohen.
Oliver Spasovski: “Sa më shpejtë që të hiqet qeveria teknike, aq më shpejtë institucionet do të demokratizohen, do të ketë besueshmëri më të madhe në institucione. Unë mendoj se asgjë nuk është e njëjtë si në vitin 2016, kur ishim në një shtet të kapur. Tani të gjithë jemi në një nivel më të lartë edhe si subjekte politike, edhe vetëdija tek qytetarët është më e lartë. Sipas meje nuk ka nevojë për asnjë qeveri kalimtare, teknike apo sido që ta quani, sepse mendoj se institucionet kanë kapacitet të marrin vendime për qytetarët”.
