Ministri për Punët të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk do të kërkojë dorëheqjen e zëvendësit të tij, Nazim Bushi, pasi një i afërm i këtij të fundit u kap me drogë. Spasovski tha se përgjegjësi do të mbajë kryerësi i veprës, ndërsa pa dhënë detaje, tregoi se procedura për zbardhjen e rastet ende po rrjedh.
“Përgjegjësi do të mbajë ai që ka bërë çfarëdolloj shkeljeje apo vepër penale, nga kyaksion dhe të tjerët që do të vijojnë do të shihni se nuk ka selektivitet dhe askush nuk mund të dëmtohet vetëm se ka qenë familjar i dikujt, në partinë politike të dikujt, i afërt apo në çfarëdolloj baze tje”, u shpreh Spasovski.
