SPASOVSKI NGA KAVADARI: “NË SHTET SECILI DUHET TË KETË PËRGJEGJËSI PËR”

TË FUNDIT

Në shtet secili duhet të ketë përgjegjësi, deklaroi ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, si koment për artikujt që kanë të bëjnë me, siç thuhet, shantazh nga disa persona me pseudonime. Siç thotë ai, në lidhje me rastin e hapur nga Prokuroria, MPB do të sigurojë të gjitha provat materiale që të zbardhen të gjitha rastet. Kjo është mirë, thotë ai, të kemi hapje të çfarëdo rasti, jo vetëm nga gazetarët dhe institucionet, por edhe nga qytetarët, me qëllim që të gjithë së bashku të kyçemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si një nga sëmundjet e shoqërisë, porositi Spasovski. Ministri i punëve të brendshme vizitoi komunat Gradsko, Demir Kapi dhe Kavadar, ku realizoi takime pune me nëpunësit policorë.