Spasovski nga Gjeneva, emigrantët janë obligim i gjithë bashkësisë ndërkombëtare

TË FUNDIT

“Fakti që sot rreth 71 milion njerëz janë të shpërngulur nëpër botë, që është numri më i lartë deri më tani, është alarm i mjaftueshëm që duhet të mobilizohet e gjithë bashkësia ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje konkrete dhe cilësore në sferën e migrimeve – tha ministri për punë të Brendshme, Oliver Spasovski në fjalimin e tij të sotëm në Gjenevë, në suaza të Sesionit të shtatëdhjetë të Komitetit ekzekutiv të Programit të Komisarit të lartë për emigrantë në KB pranë UNHCR-së, raporton TV21.

Në fjalimin e tij ministri Spasovski tha se gjysma nga pothuajse 26 milion emigrantë të evidentuar, janë persona më të ri se 18 vjet, që sipas tij paraqet kategori më e cenuar, që i kanosen më së shumti rreziqe, duke përfshirë edhe tregtinë me njerëz dhe forma të ndryshme të eksploatimit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut para pak kohe e miratoi Ligjin për ratifikimin e Konventës për uljen e pa- shtetësisë që tashmë është në procedurë në Kuvend. Kjo çështje është lartë në agjendën e UNHCR-së dhe sekretarit aktual të KB-së, por njëkohësisht është prioritet edhe i Qeverisë së RMV-së, si pjesë e planit aksionar për implementimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe plotësim të parimit fundamental  – “mos lë askënd  prapa teje, nga Agjenda 2030”, u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.