Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski është në Rankovc dhe po ndjek nga afër policët të cilët po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.
“Qytetarët nuk janë vet”, tha Spasovski i cili ndaloi në Rankovc gjatë kthimit nga Krusheva ku u shënua 2 Gushti – Dita e Kryengritjes së Ilindenit.
Përveç Rankovcit, zjarre ka edhe në shumë vende të tjera, por më alarmante situata është në Koçan.
