Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës në Qendrën Policore Gjorçe Petrov, tha se në Qeveri janë duke biseduar nëse duhet të rriten gjobat për mosmbajtjen e maskës.
“Në Qeveri bisedojmë në lidhje me rritjen e gjobave dhe do të vlerësohet nëse ka nevojë për atë ose jo. E rëndësishme është që vëllimi i punës së nëpunësve policor është rritur dhe bëjmë gjtihçka që duhet të bëhet në këtë moment për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë masat, gjegjësisht të cilët së pari nuk respektohen vetvetiu dhe nuk i respektojnë familjet e tyre me atë që nuk mbrohen dhe ekspozohen në rrezik të përfshihen me infeksionin. Duhet të mbajnë ndonjë përgjegjësi. Dhe kjo do të ndodh më tutje edhe në objektet hotelerike dhe në tubime etj, gjithnjë e më shumë , me qëllim që të ndikohet te ato të cilët nuk i respektojnë masat dhe me atë direkt i rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
