Spasovski: Në Ilinden është vendosur themeli më i fuqishëm i shtetësisë së vendit tonë

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Në ditën e sotme, 2 gusht – Ilinden është vendosur themeli më i fuqishëm i shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. Luftërat tona për liri dhe drejtësi përmes Ilindenit në vitin 1903, e pastaj në Ilindenin e dytë në vitin 1944, janë shtyllat e Republikës dhe të shtetësisë, porositi sot në fjalimin e tij në Kalanë e Shkupit, kryeministri Oliver Spasovski në solemnitetin me rastin e Ditës së Republikës 2 Gushti – Ilinden.

“Lufta e të gjithë ilindenasve tanë asnjëherë nuk ka qenë e motivuar as për territore, as për dominim të një shteti ndaj tjetrit. As të një populli ndaj tjetrit. Duke filluar nga Manifesti i Krushevës, e pastaj edhe me deklaratën dhe vendimet e KAÇKM-së në luftën për shtet të lirë dhe të drejtë, janë ftuar të gjithë qytetarët e ndershëm, qëllimmirë, pa dallim të gjinisë, fesë, bindjes dhe kombësisë, të udhëhequr vetëm nga dëshira për jetë më të mirë”, tha Spasovski.

- Advertisement -

Ai theksoi se në realizimin e këtij qëllimi, maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët, boshnjakët dhe të gjithë tjerët, realizonin dhe ndanin fitore të përbashkëta, të cilat na mundësuan Republikën e sotme të Maqedonisë së Veriut, shtet anëtar i NATO-s, vend në rrugën drejt anëtarësimit në BE – vend, të cilin bashkësia ndërkombëtare e ka shpallur si rrëfim më të suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në tre vitet e fundit.

Ai me këtë rast uroi dy ngjarjet, Ditën e Republikës – Ilinden dhe KAÇKM, ku, siç tha, është mbledhur kontinuiteti i krijimit të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

“Le të jetë i përjetshëm 2 Gushti – Dita e Republikës. Le të jenë shekullore Ilindeni dhe KAÇKM. Sot në kryeqyettin e shtetit tonë, në Pelince dhe në Krushevë shënojmë dhe festojmë dy ngjarje, ku është mbledhur kontinuitetin i krijimit të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski në solemnitetin me rastin e Ilindenit në Kalanë e Shkupit.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -