Spasovski me rastin e Kurban Bajramit: Të vazhdojmë bashkë në rrugën që kemi zgjedhur

TË FUNDIT

Kryeministri Oliver Spasovski sot me rastin e festës së Kurban Bajramit dërgoi telegram urimi deri te u.d kryetari i BFI-së, Shaqir ef. Fetahu, anëtarët e Rijasetit dhe deri te të gjithë pjesëtarët e besimit islam.

Spasovski në urimin thekson se si qytetarë të përgjegjshëm, ndaj familjes së tyre dhe shtetit, “të respektohen rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”.

“Ua uroj festën e madhe fetare myslimane, Kurban Bajramin juve, anëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve që festojnë këtë ditë, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal. Kurban Bajrami është festë e solidaritetit, humanitetit dhe kujdesit ndaj të afërmëve. Në periudhën kur po përballemi me pandeminë e KOVID-19, festat e shenjta sjellin forcë të madhe shpirtërore që forcon besimin e njerëzve në mirësi, vërtetësi, drejtësi dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet. Kurban Bajrami është një nga ditët më madhështore dhe më të shenjta. Kjo festë është një udhërrëfyes për çdo besimtar islam që të kujdeset për familjen, fqinjët dhe miqtë, për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë. Në këtë ditë madhështore e cila na kujton thelbin e ekzistencës njerëzore, të tregojmë kujdes për atë më të çmuarën për të gjithë ne, për shëndetin”, thekson Spasovski.

Kurban Bajrami, madje shton kryeministri, na tregon vlerat që janë universale, udhërrefyes në avancimin e moralit jetësor në të cilin duhet të përpiqet çdo person, pavarësisht përkatësisë fetare apo kombëtare.