Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski dënoi rastin e mbrëmshëm kur një qytetar me makinë ka lëvizur me shpejtësi të lartë në sheshin e Shkupit, ku nuk lejohet qarkullimi makinave. Spasovski tha se gjoba prej 45 euro nuk është e mjaftueshme.
“Kemi qytetarë të tillë të pandërgjegjshëm të cilët sillen në mënyrë joadeukate, në kushte të tilla të lëvizin në shesh apo trotuare , të parkohen ku u kujtohet. Nga kjo ngjarje me rëndësi është se policia menjëherë reagoi dhe gjeti personin. Nëse më pyetni a është dënimi i mjaftueshëm, nuk është i mjaftueshëm. Megjithatë këtu duhet të mendohet të bëhen ndryshime në ligj, që për këto raste specifike të parashihen dënime më drastike”.
