Spasovski: Gjithmonë ekziston mundësia që të rritet shumica parlamentare

TË FUNDIT

-Shihet se është më e fuqishme dhe më stabile se më parë, kështu u përgjigj fillimisht për shumicën parlamentare Oliver Spasovski në ClickPlus në Tv21. Spasovski tha se gjithmonë ekziston mundësia që shumica aktuale parlamentare të rritet edhe më tej.

“Gjithmonë ekziston mundësia. Pyetja është se sa do të mundeni dhe në bazë të çkaje do të bazoheni për ta shfrytëzuar atë mundësi. Në varësi të konstalacionit të përgjithshëm të gjendjes politike në periudhën e ardhshme, në veprimet në Qeveri dhe në Kuvend, unë nuk e përjashtoj edhe këtë mundësi”, tha Spasovski, duke shtuar se mendon se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.