Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në Click Plus në TV21, ka komentuar edhe akuzat e opozitares VMRO-DPMNE. Ai tha se është e papëlqyeshme që lideri i opozitës të akuzojë, pasi që sipas tij njerëzit e tyre janë pjesë e strukturave mafioze.
“Është e pashijshme lideri i opozitës të akuzojë, sepse njerëzit e tyre janë pjesë e strukturave mafioze. Unë e kuptoj si opozitë duhet të thonë diçka. Në fakt kjo nuk është asgjë e re” tha Spasovski.
