Reshjet e mëdha të borës dhe erërat e akullta kanë goditur këto ditë Spanjën. Madje meteorologët kanë njoftuar se dje është regjistruar temperatura më e ulët ndonjëherë në Gadishullin Iberik.
Kjo ishte dy gradë më e ulët se në vitin 1956, kur temperaturat prej -34C u regjistruan në Spanjën Verilindore, raportojnë mediat e huaja.
Reshjet më të mëdha të borës parashikohen për pjesën më të madhe të Spanjës qendrore dhe veriore me temperaturat që pritet të bien -11C.
Shërbimi Meteorologjik parashikon borë të madhe në pjesën më të madhe të Spanjës Qendrore.
