Spanjë, përfshihet nga zjarri shtëpia e të moshuarve!

TË FUNDIT

Një shtëpi të moshuarish në Spanjë u përfshi nga zjarri, duke i marrë jetën një gruaje 89-vjeçare dhe 18 persona të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas zjarrfikësve, zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të shtëpisë së të moshuarve në Spanjën jugore.

“Një operacion urgjent u krye në shtëpinë e të moshuarve, ku një grua 89-vjeçare vdiq dhe 18 njerëz u dërguan në spital,” thanë autoritetet e Seviljes në një shënim në Twitter.

Të moshuarit që mbetën pa strehë, përkohësisht u morën nga familje që jetonin afër shtëpisë së të moshuarve.

Autoritete thonë se shkaqet e zjarrit po hetohen.