Spanjë, borë e madhe, të pasigurta ndeshjet në La Liga gjatë fundjavës

TË FUNDIT

Ndeshjet e së shtunës Atletiko Madrid -Atletik Bilbao dhe Osasuna – Real Madrid mund të shtyhen për shkak të borës së madhe e cila mbuloi shumë pjesë të Spanjës.

Më i goditur është kryeqyteti Madrid, informojnë sot pasdite mediat lokale, duke theksuar se bëhet fjalë për reshjet më të mëdha të borës gjatë dekadës së fundit.

Me borë janë mbuluar stadiumet e Atletiko Madridit, Real Madridit, Rajo Valekanos dhe Hetafes, ndërsa të gjitha ndeshjet e ekipeve madrilene të të rinjve gjatë kësaj fundjave janë shtyrë.

Sipas meteorologëve, temperatura në Madrid natën mes së premtes dhe së shtunës do të bie deri në minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa reshjet intensive të borës do të vazhdojnë gjatë 24 orëve të ardhshme.

Reshje të mëdha të borës ka edhe në Pamplonë, në veri të vendit, që e vendos në pikëpyetje pjesëmarrjen mysafire të të parit aktual Real kundër Osasunës.

“Nuk e dimë se çka do të bëhet. Ne pasdite shkojmë (për Pamplonë) dhe po përgatitemi si edhe gjithmonë. Nëse ka vendim që të luhet, ne do të luajmë, por në cilindo rast kjo do të ishte një ndeshje e ndryshme”, deklaroi trajneri i Realit, Zinadin Zidan.