Spanja ka hyrë në histori dhe është shpallur për herë të katërt Kampione e Europës.
Spanjollët fituan 2-1 ndaj Anglisë, të cilët humbën finalen e dytë radhazi, pas asaj me Italinë 3 vjet më parë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët me Nico Williams, fal një asisti të Lamine Yamal në minutën e 47 të pjesës së dytë.
Por anglezët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin me Cole Palmer, i cili hyri si zëvendësues.
Goli i dytë dhe i fitores për Spanjën u shënua pak para përfundimit të 90 minutave me Oyarzabal,i cili po ashtu hyri si zëvendësues.
Kështu, Spanja e ngre trofeun për herë të katërt, si asnjë komb tjetër në kontinent, pasuar nga Gjermania me 3.
Ndërkohë, Anglia ende nuk e ka fituar një Kampionat Europian në historinë e saj.