Spanja ka në plan të përpilojë regjistër të njerëzve që refuzojnë vaksinën e koronavirusit, njoftoi DPA, duke cituar një deklaratë nga ministri spanjoll i Shëndetësisë Salvador Ilja.
Të gjithë në Spanjë janë të ftuar të marrin vaksinën. Vaksinimi është vullnetare. Por ata që refuzojnë vaksinimin do të regjistrohen”, tha Ilja për televizionin “La Seksta”.
Regjistri nuk do të bëhet publik dhe do t’i nënshtrohet rregullave të rrepta për mbrojtjen e të dhënave personale, shtoi ministri.
Sidoqoftë, informacioni në të mund të jetë i disponueshëm për partnerët e tjerë evropianë.
Ashtu si vendet e tjera evropiane, Spanja filloi vaksinimin të dielën. Në 12 javët e ardhshme, Spanja pret të marrë 4.6 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të përdoren për të vaksinuar 2.3 milion njerëz.
