Spanja ndihmon Ukrainën me granatahedhëse anti-tank

TË FUNDIT

Spanja do të dërgojë 1370 granatahedhëse anti-tank në Ukrainë, e cila paraqet dërgesën e parë të saj për të ndihmuar kundër pushtimit rus.

Ngarkesa do të përfshijë gjithashtu mitralozë dhe 700,000 fishekë pushkë dhe municione mitraloz, tha Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës Margarita Robles. 

“E gjithë kjo do të shkojë me avionë të forcave ajrore spanjolle në një vendndodhje në Poloni afër kufirit, ku do të tërhiqet nga zyrtarët ukrainas” tha Robles në një intervistë në kanalin televiziv spanjoll “Antena 3”.

Robles tha se armët “janë shumë të rëndësishme sepse materiali lejon një mbrojtje shumë të individualizuar, madje edhe nga njerëz që nuk kanë shumë përvojë në përdorimin e armëve”./TV21