SPAK sekuestron pajisjet e video-përgjimit të Safet Gjicit në shtëpinë e ‘të dashurës’

TË FUNDIT

Hetimet e nisura nga SPAK ndaj kryebashkiakut Safet Gjici si dhe të gruas me të cilën u shfaq në akt seksual të filmuar fshehurazi në zyrën e tij, kanë çuar në zbulimin e një afere korrupsioni të lidhur me këtë rast.

Si rrjedhim, në kuadrin e hetimeve, SPAK ka kontrolluar një javë më parë, shtëpinë e protagonistes në video, të Alma Kaçit dhe ka gjetur pajisjet me të cilat dyshohet se është kryer video-përgjimi që rrodhi në mediat sociale.

Sipas burimeve, ato janë dërguar për ekspertizë për të parë të gjithë përmbajtjen, nëse ka regjistrime të tjera.

Sot, ish-kryebashkiaku Gjici u vu në pranga për “korrupsion pasiv” e u dërgua në paraburgim, kurse Alma Kaçi u arrestua për “korrupsion aktiv” dhe u la në arrest shtëpie, pasi të dy kanë negociuar për një tender për sterilizimin e kafshëve të rrugës.

Në mesazhin e tij të fundit ku njoftoi dorëheqjen, Gjici u shfajësua për raportin e tyre duke thënë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurthi.