Sot vendoset për masa të reja restriktive, ngelet në dorë të komisionit për sëmundje infektive përsëritja e orës policore

TË FUNDIT

Komisioni për sëmundje infektive sot do të zhvillojë mbledhje në të cilën do të vendoset nëse në vend përsëri do të vendoset ora policore ose do të veprohet në mënyrë më rigoroze ndaj masave tashmë të miratuara, siç është mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës prej dy metra dhe jo grupime, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit KOVID-19. Pas vendimit të Komisionit, një propozim do t’i paraqitet Qeverisë, e cila do ta marrë vendimin përfundimtar.

Pasi javën e kaluar u regjistrua një numër më i madh i të infektuarve me virusin, qeveria miratoi vendim të gjitha komunat në qytetin e Shkupit, komunat përreth Shkupit Haraçinë, Zelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbincë, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcë, ku janë regjistruar numri më i madh i rasteve pozitive të koronavirusit, të vendosën në karantinë të plotë nga e premtja deri mëngjesin e sotëm 5:00, ndërsa në qytetet tjera ora policore fillonte në ora 16:00.