Sot takimi i G7, fokusohet në Covid-19 dhe ndryshimet klimatike

TË FUNDIT

Samiti vjetor i G-7 fillon sot me fokus të luftës kundër koronavirusit të ri dhe ndryshimeve klimatike.

Në ditën e parë të forumit në Karbis Bej, Britani të Madhe, liderët e shtatë shteteve më të zhvilluara industriale pritet të bisedojnë për rimëkëmbjen pas pandemisë me fokus të dhurimit të vaksinave kundër Kovid-19 dhe sigurimi i mbështetjes financiare për prodhimtarinë e vaksinave.

Mbrëmë nikoqiri i takimit treditësh, kryeministri britanik Boris Xhonson shprehu pritje se vendet e G-7 do të dhurojnë gjithsej  miliarda doza të vaksinave. Britania do t’u japë vendeve të varfëra së paku 100 milion doza.

Disa orë më parë, presidenti amerikan Xho Bajden premtoi se  shteti i tij do të dhurojë 500 milion doza vaksina nga kompania amerikane “Fajzer”.

Sonte mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë dhe trashëgimtari i fronit Çarls do të organizojnë pritje të nder të liderëve të G-7.

Pritet të bisedohet edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ky është samiti i parë i G-7 në dy vitet e fundit. Vitin e kaluar, forumi ishte në format të videokonferencës, për shkak të pandemisë.

Ky është gjithashtu samiti  i parë i madh ndërkombëtar për presidentin e ri amerikan Xho Bajden, i cili e ndërmori detyrën në janar.

Mysafirë special të forumit do të jenë liderët e Australisë, Indisë, Afrikës Jugore dhe Koresë Jugore, të cilët ishin ftuar nga nikoqiri Britania e Madhe.

TË NGJAJSHME