Në organizim të zyres së Avokatit të Popullit, sot në Shkup do të shënohet 3 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, e njëheri edhe 10-vjetori nga ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Ngjarjen do ta hapin avokati i popullit Naser Zyberi dhe këshilltarja për të drejtat e njeriut pranë Zyres së koordinatores së përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tatjana Temellkoska.
Me këtë rast, Avokati i popullit do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me organizatat qytetare, të cilat janë pjesë e Mekanizimit kombëtar për monitoring të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Prezantim me temë “10 vite të ratifikimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara – sfida, mësime të nxjerra dhe hapa të ardhshme për implementim efikas” do të ketë këshilltarja Vaska Bajramovska Mustafa.
