Sot do të mbahet seanca konstituive e përbërjes së 10 parlamentare në Maqedoninë e Veriut, pas zgjedhjeve që u mbajtën më 15 korrik.
Ajo çfarë do ta karakterizojë këtë seancë nga ato paraprake, është se do të zhvillohet me protokoll të veçantë për shkak të epidemisë së virusit Kovid-19.
Do të mbahet në kupolën e Kuvendit, ku deputetët do të ulen në distancë, dhe jo në sallën “Maqedonia” ku rëndom janë zhvilluar seancat plenare.
Si deputetëve, edhe mysafirëve dhe përfaqësuesve të mediave do t’u matet temperatura në hyrje të Kuvendit dhe do të jenë të obliguar që gjatë hyrjes të dezinfektojnë duart. Dezinfektues do të ketë në çdo hapësirë të Kuvendit.
Të pranishmit në Kuvend do të jenë të obliguar të mbajnë edhe maska, ndërkaq votimi i deputetëve nuk do të bëhet me sustë, por duke e ngritur kartonin.
Meqë dje kryeparlamentari, Talat Xhaferi e kreu hospitalizimin për shkak të vështirësive pneumonike, seancën konstituive do ta udhëheqë vetë ai./TV21