Sot rifillon dialogu Kosovë-Serbi

Must Read

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Takim i Bytyqit dhe Bekteshit me Poçivalshek: Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike me bashkëpunim të fortë ekonomik

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga presidenti slloven, Borut Pahor, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim...
- Advertisement -

Vazhdimi i dialogut në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është paraparë të fillojë sot nga ora 16:00.

Në njoftimin e Bashkimit Evropian është bërë e ditur se nikoqir i takimit, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik. Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i lartë do të japë një deklaratë për media para fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, në fund të takimit.

- Advertisement -

Për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirus, nuk do të ketë qasje të mediave në ndërtesën e EEAS-së.

Dialogu Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së u ndërpre në nëntor të vitit 2018, pasi Qeveria e Ramush Haradinaj vendosi taksën prej 100% për mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Taksa u shfuqizua më pas dhe qeveria e Avdullah Hotit hoqi masat e reciprocitetit të paraqitura nga ish-qeveria e Albin Kurtit, me qëllim të vazhdimit të dialogut./21Media

- Advertisement -

- Advertisement -

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis...

Takim i Bytyqit dhe Bekteshit me Poçivalshek: Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike me bashkëpunim të fortë ekonomik

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga presidenti slloven, Borut Pahor, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet...

Pakoja e katërt e masave, të dielën pasdite! Disa masa vlejnë deri në vitin 2021 paralajmëroi kryeministri

https://youtu.be/YhdxBxKdxAk Deri të dielën pasdite, Qeveria do ta prezantojë pakon e katërt të ndihmës ekonomike, paralajmëroi kryeministri...

Rrahën qytetarët, suspendohen policët! Kapen edhe druvjedhësit të cilët sulmuan policët

https://youtu.be/2pqlHclbyF8 Dy policë të cilët brutalisht me shqelma dhe shufër rrahën një qytetar nga Manastiri, do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -