Sot publikohet Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Komisioni Evropian pasdite do t’i prezantojë raportet për përparimin e procesit reformues në gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret konfirmim për fillim të negociatave.

Raportet do t’i prezantojë eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhei, para eurodeputetëve nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, pas çka do të mbajë edhe konferencë për shtyp.

Çdo vit Komisioni Evropian e mat dhe vlerëson përparimin reformues të të gjitha gjashtë vendeve të përfshira në politikën e zgjerimit të BE-së  në Ballkanin Perëndimor – nga gjyqësia, deri te ekonomia, mediat, të drejtat e njeriut, dhe të gjitha sferat relevante për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për Maqedoninë e Veriut është kyçe që edhe ky raport edhe një herë ta konfirmojë gatishmërinë e vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, siç kjo më shumë herë është cekur në Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian.

Maqedonia e Veriut nuk mund t’i fillojë negociatat me BE-në për shkak të bllokadës së Bullgarisë për çështjet bilaterale.

Diplomatët në Bruksel presin që raporti i sotëm ta përsëris porosinë e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, se Maqedonia e  Veriut duhet ta hapë Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në deri nga fundi i vitit. Këtë porosi, Fon der Lajen e ka dërguar gjatë vizitës së saj në Shkup në fund të shtatorit.

Që të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, duhet paraprakisht të miratohet korniza negociuese, e propozuar nga Komisioni Evropian deri te 27 vende anëtare dhe deri te Maqedonia e Veriut.

Bullgaria nuk pajtohet me përmbajtjen e kësaj kornize negociuese.