Komisioni Rregullator për Energjetikë sot do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës. Së fundmi çmimi i benzinës u lirua për një denarë, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë dhe naftës për 1,5 denarë. Mbetet të shihet nëse sot do të ketë vendim për ulje apo rritje të çmimit të derivateve.
Çmimet aktuale të deerivateve:
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 95,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 98,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 96,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 94,50 (denarë/litër)
