Sot përurohet autostrada "Arbër Xhaferri"

TË FUNDIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, sot do të marrin pjesë në lëshimin e përdorimit të autostradës “Arbër Xhaferri”, aks rrugor i cili lidh kryeqytetin e Kosovës, me kufirin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Punimet e autostradës Prishtinë –Shkup, “Arbër Xhaferi”, në territorin e Kosovës kanë përfunduar dje, ndërsa në përurim do të jenë autoritetet më të larta Kosovare, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjithashtu si mysafir pritet të merr pjesë edhe kryetari i Qeverisë të Malit të Zi, Dushko Markoviq.