Sot në Shqipëri nis vaksinimi me dozën e tretë te personat mbi 60 vjeç

TË FUNDIT

Nga sot (1 nëntor), në Shqipëri do të nis vaksinimi me dozën e tretë për ata persona që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës antiCovid.

Përfitues të dozës së tretë janë personat mbi 60 vjeç. Me dozën e tretë do të duhet ta marrin edhe mjekët në vijën e parë nëse kanë 6 muaj që e kanë marrë vaksinën e dytë.

Prej fillimit të nëntorit do të ulet dhe fasha e vaksinimit në 16 vjeç. Për këtë grupmoshë sipas ekspertëve të ISHP-së rekomandohet vetëm vaksina Pfizer.

Ndërkohë që, do të kenë mundësi të vaksinohen edhe fëmijët deri në 12 vjeç me probleme shëndetësore.

Mbulesën më të lartë vaksinale ndaj Covid-19 e kanë grumposha mbi 70 vjeç. Ndërsa, bashkia me numrin më të lartë të të vaksinuarve është Gjirokastra me mbi 75% të popullsisë së vaksinuar.

Në të gjithë vendin janë administruar 1.9 milionë doza të vaksinës anti-Covid dhe rreth 890 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat./oranews