Sot do të mësohet finalisti i parë i Kampionatit Botëror që do të dal nga ballafaqimi i Argjentinës me Kroacinë.
Në ”Lusail Iconic Stadium”, argjentinasit me në krye Lionel Messin dhe kroatët do të kërkojnë të bëjnë një tjetër hap të madh drejtë lavdisë përfundimtare në Kupën e Botës.
Kroacia në gjysmëfinale mposhti Brazilin, kurse Argjentina Holandën pas një drame në 120 minuta lojë.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00.
Këto janë formacionet e mundshme:
Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; Di María, De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister; Messi, Álvarez.
Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Pasalic, Kramaric, Perisic.
