Video samit të shtatë vendeve më të zhvilluara në botë do të mbahet sot, në kulm të pandemisë së virusit korona dhe pritjes se vendet më të pasura do ta mbajnë premtimin se vaksinat do të jenë në dispozicion për qytetarët e vendeve më të varfra.
Me samitin, në të cilin do të marrin pjesë liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë, Japonisë dhe SHBA-së, do të kryesojë kryeministri britani Boris Xhonson, ndërsa në të do të dominojë pandemia, në të cilën pothuajse 2,5 milionë njerëz deri më tani kanë humbur jetën.
Është paralajmëruar se Xhonsoni do të flasë për suksesin e shkencëtarëve të cilët e kanë zhvilluar vaksinën kundër Kovid-19 për më pak se një vit dhe nevojën që të krijohen lloje të reja të vaksinave në 100 ditët e ardhshme.
“Aftësia që të zhvillohen vaksina efikase kundër virusit korona na jep mundësi të kthehemi në normalitet, por nuk duhet të relaksohemi”, tha Xhonsoni.
Kabineti i kryeministrit britanik publikoi se Xhonsoni do të premtojë se çdo tepricë e vaksinave do të donohet në programin Kovaks, të mbështetur nga KB-ja, me qëllim që të sigurohet imunizim të popullsisë në vendet më të rrezikuara.
Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se Evropa dhe SHBA-ja duhet sa më shpejt të donojnë deri pesë për qind nga rezervat e tanishme të vaksinave në vendet më të varfra, ndërsa liderët e tjerë të G-7 gjithashtu shprehën mbështetje për planet për donimin e vaksinave.
