Policia e Kosovës permes nje kumtese ka njoftuar se do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) më datë 26 dhe 27 gusht në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë , respektivisht në hyrje të fshatit Arllat.
Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatë kalimit – transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç ‘rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë respektivisht hyrje-dalja e autostradës “Ibrahim Rugova” në intervalet kohore të poshtëshënuara:
E mërkure, datë 26.08.2015, në tri intervale të shkurtra kohore:
Ora 09:00 – 09:15
Ora 12:00 – 12:15
Ora 14:00 – 14:15
E enjte, datë 27.08.2015, në dy intervale të shkurtra kohore:
Ora 09:00 – 09:15
Ora 12:00 – 12:15.
