Kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski sot do të vaksinohet kundër Covid-19.
Siç njoftojnë nga Presidenca, vaksinën Pendarovski do ta pranojë në ora 14:00, në pikën e vaksinimit në sallën e sportit të shkollës së mesme “Pero Nakov” – Kumanovë.
Pendarovski, do të jetë kreu i fundit shtetëror, që do të imunizohet kundër Covid-19, pasi paraprakisht dozat e para të vaksinës i kanë marrë kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri Zoran Zaev./TV21
